Botë

Ukraina: Dronët rus ranë edhe në Rumani

04.09.2023 13:56

Dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës...

Dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës, gjatë sulmeve në shkallë të gjerë në qytetin-port ukrainas të Izmailit, thonë autoritet ukrainase.
 
“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit.”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
 
Rumania: Sulmi s’ishte kërcënim direkt
 
Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë mohoi këto pretendime. Kjo ministri tha se sulmi me dronë në infrastrukturën e portit të Izmailit nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumaninë, shtet anëtar të NATO-s.