Spaleti në pankinën italiane debuton në Shkup

04.09.2023 14:27

Pasi me 1 shtator trajneri 64-vjeçar Luciano Spalletti, nisi punën si trajner i Italisë, tani erdhi koha që të debutojë në pankinën e kësaj kombëtare....

Pasi me 1 shtator trajneri 64-vjeçar Luciano Spalletti, nisi punën si trajner i Italisë, tani erdhi koha që të debutojë në pankinën e kësaj kombëtare. Spalletti debutimin zyrtar në pankinën e Azzurrëve, do ta ketë me 9 shtator në Shkup, në përballjen eliminatore me Maqedoninë e Veriut. Italia aktualisht mban vendin e tretë në grupin C, me 3 pikë pas dy ndeshjeve. Po kaq pikë ka edhe Maqedonia e Veriut, por nga tri ndeshje të luajtura eliminatore. 
 
Trajneri 64-vjeçar, gjate grumbullimit të parë të përfaqësueses për ndeshjen në Shkup, ka thënë se:- Lojtarët duhet të ndjejnë një ndjenjë përkatësie dhe përkushtimi ndaj fanellës së kombëtares. “Vetëm talenti nuk mjafton”, ka thënë Spalletti. Ai është pas ardhës i Roberto Mancinit në pankinën e "Azzurrëve", i cili dha dorëheqje nga posti i tij si përzgjedhës muajin e kaluar. Mancini më pas mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite. Spalletti ka drejtuar Napolin në sezonin e shkëlqyeshëm 2022-23, kur për herë të parë pas vitit 1990, fituan titullin kampion të Italisë.