Volejboll, Maqedonia e Veriut ka pësuar humbjen e parë në evropian
04.09.2023 14:29
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj, në ndeshjen e saj të tretë në evropianin...
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj, në ndeshjen e saj të tretë në evropianin që po luhet në Shkup, e ka pësuar humbjen e parë. Mbrëmjen e kaluar këta, në ndeshjen e vlefshme për Grupin “C”, me rezultatin 3:0 në seta u mundën nga Polonia. Në këtë mënyrë volejbollistët polak, që janë kampion aktual të Ligës së Kombeve, dëshmuan se nuk janë vetëm favorit për të fituar grupin e Shkupit, por se janë në mesin e kombëtareve që do të luftojnë për medaljen e artë në këtë evropian.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara Polonia, me 9 pikë është duke kryesuar renditjen e Grupit “C”, e ndjekur nga Holanda dhe Maqedonia e Veriut, me nga 6 pikë. Nga tre pikë kanë Çekia dhe Mali i Zi, ndërsa Holanda është pa pikë. Ndeshjen e ardhshme volejbollistët më të mirë të vendit do ta luajnë të martën, ndërsa përballe do ta kenë Holandën.