Volejboll: Turqia për herë të parë kampione e Evropës

04.09.2023 14:30

Turqia është kampione e Evropës në volejboll....

Turqia është kampione e Evropës në volejboll. Volejbollistet e Turqisë të dielën, për herë të parë në historinë e tyre kanë fituar titullin e kampionit të Evropës. Vashat turke në finale fituan Serbinë me rezultatin 3:2 në sete (-25, 21, -22, 22, 15-13).
 
Për volejbollistet e Turqisë, ishte kjo finalja e tretë dhe ia dolën të fitojnë medaljen e artë.  Ishte kjo një ri finale e “EURO 2019”, kur në finalen e Ankarasë volejbollistet serbe e kishin mundur Turqinë po me të njëjtin rezultat. Në takimin për vendin e tretë Holanda me rezultatin -0 (23, 26, 20), e mundi Italinë. Për holandezet ishte kjo medalja e shtatë e fituar në kampionatet evropiane, ku kanë një titull kampion evropian nga viti 1995.
 
VOLEJBOLL – KE PËR FEMRA
  • Turqia – Serbia  3:2
  • Holanda – Italia 3:0