Berisha mbrojti penalti
04.09.2023 14:33
Portieri i Përfaqësuesit së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka pritur penaltinë e ekzekutuar nga Vlahoviq...

Portieri i Përfaqësuesit së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka pritur penaltinë e ekzekutuar nga Vlahoviq, në ndeshjen që Empoli luajti në shtëpi ndaj Juventusit. Ishte kjo ndeshja e parë për gardianin shqiptar në fanellën e Empolit. Danilo (24’) dhe Federico Chiesa (82’) kanë shënuar golat në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Empolit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tretë të Serie A.
