Ramadani në fushë, Berisha e Dermaku në stolin e Leçes

04.09.2023 14:38

Ylber Ramadani ka pasur tjetër paraqitje të mirë me Leccen në Serie A....

Ylber Ramadani ka pasur tjetër paraqitje të mirë me Leccen në Serie A. Të dielën, Lecce fitoi 2:0 ndaj Salernitanas, në kuadër të xhiros së tretë. Ramadani ka kompletuar ndeshjen në qendër të fushës, ndërsa u vlerësua me notë të lartë.
 
Medon Berisha e Kastriot Dermaku qëndruan në stol te Lecce. Lecce ka nisur shumë mirë kampionatin. Ka dy fitore e një barazim. Me shtatë pikë renditet e katërta. Ramadani ka kompletuar të gjitha katër ndeshjet zyrtare me Leccen.