S’ka bileta për ndeshjen eliminatore Shqipëri–Poloni
04.09.2023 14:39
Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri–Poloni, e vlefshme për kualifikueset....

Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri–Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” janë shitur.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.
