Cikalleshi: Në Çeki për tre pikët
04.09.2023 14:42
Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin shtator dy sfida mjaft interesante që janë të vlefshme...

Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin shtator dy sfida mjaft interesante që janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Më 7 shtator do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Çekinë, ndërsa 3 ditë më pas do të duelojnë me Poloninë në “Air Albania”. Ditën e sotme në konferencën për shtyp kanë dalë dy lojtarët e kombëëtares, Sokol Cikalleshi dhe NedimBajrami. Sulmuesi dhe mesfushori ka analizuar këto dy sfida dhe shprehet optimistë për kualifikimin.
“Këto dy ndeshje janë decizive. Çekia ka ekip shumë të mirë dhe ka eksperiencë në Europë. E thash dhe më parë që fokusimi duhet të jetë maksimum. Në ndeshjet e kaluara duhet të bënim detyrat e shtëpisë. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve për të realizuar ëndrrën që ne kemi. Nga ana tjetër ne jemi gati, sulmuesit kanë shënuar, mesfushorit dhe mbrojtësit kanë luajtur. Jemi në një moment shumë të mirë, por ndeshja dhe fusha do e tregojë gjithçka. Kombëtares nuk do i mungojë shpirti i garës dhe angazhimi në fushë, këtë ua premtoj.”, ka thënë Cikaleshi.
