Maqedoni
Admirali Bauer në Shkup: RMV-ja kontribuuese e NATO-s
04.09.2023 14:58
Që nga aderimi në paktin veri-veriatlantik, Maqedonia e Veriut ka arritur që në kohë prej tre vitesh të realizojë hapa...

Që nga aderimi në paktin veri-veriatlantik, Maqedonia e Veriut ka arritur që në kohë prej tre vitesh të realizojë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me reformat në fushën e mbrojtjes, thotë kryesuesi i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer. Në takim me ministren e Mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së, siguroi se NATO-ja në pajtim me strategjinë ushtarake dhe konceptit strategjik, i implementon planet për kërcënimet kryesore dhe nga grupet terroriste.
“NATO-ja dhe planifikimi i mbrojtjes kombëtare janë të integruara më ngushtë se kurrë më parë. Mbrojtja jonë kolektive është me të vërtetë një përpjekje kolektive dhe të kesh një mbrojtje të fortë kombëtare është një pjesë kyçe e saj. Për fat të mirë, RMV-ja është në rrugën e duhur për ta arritur këtë.”, - deklaroi kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer.
Petrovska: Vendi, shtyllë e sigurisë rajonale
Admirali Bauer është njohur edhe me planet për zhvillimin e aktiviteteve të vendit në fushën e mbrojtjes, procesin e transformimit dhe modernizimit të armatës, si dhe për pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare. Ndërkaq, për ministren e Mbrotjes, Sllavjanka Petrovska, Maqedonia e Veriut është bartëse e sigurisë rajonale. Theksoi vazhdimin e angazhimeve në misionet e aleancës.
“Maqedonia është shtylla e sigurisë rajonale. Do të vazhdojmë të japim kontribut me forcat tona në misionin e NATO-s në KFOR. Vetëm kështu mund të krijojmë rajon prosperues, i cili do të vazhdojë të jetojë në paqe dhe demokraci.”, - theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Admirali Rob Bauer është takuar edhe me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, mes tyre është biseduar edhe çështja e sigurisë rajonale dhe situata në Ukrainë. Pendarovski ka riafirmuar përkrahjen për popullin ukrainas dhe si anëtare e NATO-s ka theksuar vazhdimin me ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike në Ukrainë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
