“Oeneum “ përkujton shkrimtarët Islami dhe Isaku

07.03.2015 19:03

Edhe pse e formuar para një muaji ajo starton me një aktivitet mjaft me peshë për artdashësit...

Klubi i shkrimtarëve OENEUM nga Tetova, mbrëmë ka tubuar artdashësit me aktivitetin :”Yjet letrare”, ku janë kujtuar dy personalitetet e shquar shqiptare, dy shkrimtarët e njohur tetovar me përmasa mbarë kombëtare dhe evropiane sic janë Adylaziz Islami dhe Murat Isaku .

“Bëmë një angazhim që tu celim një rrugë gjeneratave të reja për arsye se sikur venitet apo zbehen vlerat e tyre krijuese, klubi ka një kryesi prej 15 antarëve të cilët janë edhe akademik edhe poet edhe krijues kështuqë shpresojmë, që të mos jetë I vetmi aktivitet” – tha kryetari i klubit “OENEUM”, Ejup Ajdini.

Letërsia është pararoj e përhershme e vlerave shpirtërore, historike dhe kombëtare, ndaj aktivitete e tilla janë të nevojshme për ti kujtuar dhe mos haruar ata që gjithë jetën e tyre nuk e lëshuan pendën nga dora theksuan organizatorët.

“Kishim  nderin që në prani të familjarëve dhe shumë miqve, mysafirëve dhe të ftuarve dhe artdashësve të tjerë, si dhe poetëve nga poetëve nga tetova dhe më gjërë të përkujtojmë personalitetet e tyre gjithëmon dedikuar përkujtimit të veprës të tyre të rëndësishme” – deklaroi, nënkryetarja e “OENEUM”, Zejnepe Alil Rexhepi.

“Ne si shoqatë aritëm ta bëjmë një aktivitet të tillë në lidhje më veprimtarinë , krijimtarinë ,poezinë e dy ëmblemave më të mëdha të qytetit” – tha anëtari i “OENEUM”, Bujar Plloshtani.

Emocion të vecantë përcollën edhe fëmijët e të ndjerëve, ndërsa mbrëmjen e bën edhe më madhështore poezit e interpretuara nga vet krijuesit dhe programi artistik. Nga klubi OENEUM paralajmëruan edhe shumë manifestime të tjera me peshë gjatë gjithë vitit. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)