Maqedoni
Skandali në Spitalin e Onkologjisë, protestë, qytetarët kërkojnë përgjegjsi
04.09.2023 20:16
Pas skandalit rreth informacioneve për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer në Klinikën e Onkologjisë...

Pas skandalit rreth informacioneve për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer në Klinikën e Onkologjisë dhe shitjen e tyre në tregun e zi në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve të revoltuar kanë protestuar para godinës së Qeverië duke kërkuar përgjegjsi. Akuzojnë se për situatën e krijuar janë fajtorë zyrtarët e lartë shtetëror dhe nga të njejtit kërkuan dorëheqje. Ajo që ka ndodhur në Spitalin e Onkologjisë është e barabartë me gjenocid, ku një numri të madh të pacientëve iu mohua e drejta që të marrin terapinë e duhur dhe të nevojshme. Një pjesë e qytetarëve të cilët janë ballafaquar me këtë sëmundje, apo disa që kanë humbur ndonjë familjarë i shprehën shqetësimin e tyre para opinionit.
“Jam e revoltuar, unë jam mjeke, kam mësuar ndershëm nga 15 orë, tani po blihen diploma, magjistratura, doktoratë dhe ky krim është fundrrinë. Kjo është turp.”, u shpreh një protestuese.
“Unë terapinë e kam marrë në institucion privatë, megjithatë mendoj se emri im figuron diku në Spitalin e Onkoligjisë sikur kam marr aty terapi, pa e marr fare.”, tha një protestuese.
“Kjo ngjarje nuk ka as M - nga Morali. Nëse do të kishin një ndegjegje të vogël sa kokrra të gjithë do të largoheshin nga pozita. Kur personat që kanë dhënë betimin e Hipokratit e bëjnë këtë, çfarë mund të themi për zyrtarët e tjerë. Nuk ka as një qelizë në shoqëri që nuk është e korruptuar, të gjithë janë deri në palcë.”, u shpreh një protestues.
“Unë mendoj se nga e gjithë kjo situatë, diçka do të zbardhet. Si është e mundur që njerëz të ri të vdesin nga kjo sëmundje.”, tha një protestuese.
Protestat kryesisht janë zhvilluar në atmosferë të qetë dhe nga godina e Qeverisë kanë përfunduar para Prokurorisë Themelore Publike. Vjedhja e terapisë nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi ishte porosia e protestuesve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
