Maqedoni

Parashikimi i motit

05.09.2023 08:34

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti...

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat Jugore dhe Perëndimore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.  Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verilindor.
 
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 27°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe erë të përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.