Botë
Rusi, janë rrëzuar dronë që kishin për cak Moskën
05.09.2023 10:00
Rusia ka rrëzuar të paktën tre dronë të lëshuar nga Ukraina mëngjesin e së martës që kishin për cak kryeqytetin e shtetit...

Rusia ka rrëzuar të paktën tre dronë të lëshuar nga Ukraina mëngjesin e së martës që kishin për cak kryeqytetin e shtetit, pretendoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ministria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dy dronë mbi rajonet Kaluga dhe Tver, që gjenden në kufi të rajonit të Moskës. Droni tjetër u shkatërrua në qarkun Istra në rajonin e Moskës.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se dronët “po synonin të kryenin një sulm në Moskë”, duke shtuar se në qarkun Istra, që gjendet rreth 65 kilometra në veriperëndim të Kremlinit është dëmtuar një ndërtesë që ofron shërbime për konsumatorët. Agjencitë e lajmeve ruse kanë raportuar se pothuajse 50 fluturime janë anuluar ose shtyrë në katër aeroportet më të mëdha në Moskë: Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky. Ukraina shumë rrallë merr përgjegjësinë për sulme të tilla me dronë.
