Maqedoni

Tetovë, Konferencë për barazinë gjinore në kuadër të kryesimit të RMV-së me OSBE-në

05.09.2023 11:05

Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike pasi tajfuni Haikui...

Sot dhe nesër, në Tetovë, në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, do të mbahet Konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave, nën udhëheqjen dhe iniciativën tonë si kryesues. Konferenca do të hapet nga kryesuesi i OSBE-së për vitin 2023, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në të njëjtën kohë, fjalime do të mbajnë edhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid, kryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të gjithë krerët e institucioneve autonome të OSBE-së.
 
Ngjarja dyditore parasheh katër panele shoqëruese ku përfaqësues zyrtarë të qeverisë, përfaqësues zyrtarë në kuadër të OSBE-së, profesorë të shquar, studiues dhe ekspertë të fushës do të shkëmbejnë mendime për tema, veçanërisht të rëndësishme si gratë, paqja dhe siguria; fuqizimi i pjesëmarrjes dhe lidershipit të grave; lidhja ndërmjet gjinisë dhe korrupsionit dhe zbutja e efekteve të korrupsionit te gratë; barazia gjinore në jetën politike, praktikat e suksesshme nga terreni për çështjet gjinore, ku një kontribut të madh kanë misionet e OSBE-së.