Maqedoni

Samiti digjital i Talinit 2023 në Estoni, Kovaçevski në takim me kryeministren e Estonisë

05.09.2023 11:20

Në Talin të Estonisë do të zhvillohet Samiti Digjtal i Talinit 2023....

Në Talin të Estonisë  do të zhvillohet Samiti Digjtal i Talinit 2023. Qeveritë dhe partnerët janë të ftuar të  demonstrojnë zgjidhjet e tyre të reja inovative në botë. Në samit do të marrë pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samit, parashihet që Kryetari i Qeverisë Kovaçevski të ketë takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. Temat kryesore që do të diskutohen në Samitin Digjital të Talinit 2023 janë sfidat dhe mundësitë në epokën digjitale, si dhe rifreskimi i agjendës së demokracisë dhe teknologjisë, duke përcaktuar rrugën drejt një të ardhmeje më të fuqishme, më rezistente, më të përgjegjshme dhe të hapur. Qëllimi i Samitit është të jep një kontribut thelbësor në diskursin global rreth ndërtimit të demokracive moderne rezistente.