Maqedoni

Bytyqi dhe Despotovski në Frankfurt, shqyrtohen potencialet për investime në RMV

05.09.2023 11:58

Para përfaqësuesve të mbi 20 kompanive gjermane nga shumë veprimtari sot në Frankfurt...

Para përfaqësuesve të mbi 20 kompanive gjermane nga shumë veprimtari sot në Frankfurt do të prezantohen kushtet dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut dhe përfitimet që ofrohen në tonat zhvillimore teknologjike-industriale. Potencialet për investime do t’i paraqesë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industrial, Jovan Despotovski.

Bytyqi dhe Despotovski në kuadër të vizitës në Frankfurt do të kenë edhe takime pune me menaxhmentin e kompanive gjermane me renome globale. Ata dje nënshkruan kontratë me kompaninë gjermane për bateri litium-jon “BMZ” për realizimin e investimit prej 65 milionë eurove në ZZHTI Shkup 2, me të cilën janë paralajmëruar mbi 750 vende të reja pune. Në tregun e Maqedonisë së Veriut punojnë mbi 200 kompani gjermane me 20,000 të punësuar.