Botë
Greqi, regjistrohen viktima nga përmbytjet
05.09.2023 14:17
Greqia, pas zjarreve, ditët e fundit po përballet me shira të dendur të cilët kanë shkaktuar përmbytje...

Greqia, pas zjarreve, ditët e fundit po përballet me shira të dendur të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona. Mediat raportojnë se deri më tani, për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën disa persona.
Situatë më e rëndë duket në Volos dhe në Magnez, pasi moti i keq Daniel vazhdon me intensitet të pandërprerë me vlerësimet për sasinë e ujit që pritet të rritet akoma më shumë.
Spanjë, 5 të vdekur nga përmbytjet
Me shira të dendur të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona po përballet edhe Spanja. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe tre janë të zhdukur pas reshjeve rekord që kanë shkaktuar përmbytje në zemër të vendit, duke mbyllur rrugët, linja e metrosë dhe hekurudhore. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë. Helikopterët u dërguan për të shpëtuar njerëzit që ishin strehuar në çatitë e shtëpive të tyre në rajonin e Toledos rreth 50 km në jugperëndim të Madridit. Një djalë 10-vjeçar u shpëtua pas 8 orësh, që kishte qëndruar në një pemë për t’i shpëtuar përmbytjeve.
Ndërkohë pas zjarreve, Greqia është përfshirë nga moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi, që ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Një fermer ka humbur jetën, pasi e mori rrjedha e ujit teksa ishte duke lëvizur me makinë.
