Maqedoni
“Societas Civlis” për “Bechtel&Enka”: Evidentohen lëshime para lidhjes së kontratës
05.09.2023 14:56
Janë evidentuar lëshime të shumta në procedurën para lidhjes së kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel&Enka”...

Janë evidentuar lëshime të shumta në procedurën para lidhjes së kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel&Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D në Maqedoni. Këto janë të dhënat nga studimi i Institutit “Societas Civilis” për Demokraci të titulluar lëshimet sistematike në rastin “Bechtel&Enka”. Lobimi për këtë projekt nga kompania nuk ishte raportuar sipas dispozitave të Ligjit për Lobim. Sipas Udhëheqësit të Qendrës, Misha Popoviq, të dyja palët, në këtë rast edhe Qeveria edhe kompania kanë pasur obligim të raportojnë një lobist dhe raport të tillë nuk ka pasur dhe ka munguar edhe debati publik.
“Nuk u zhvillua debat publik, edhe pse këtë e ka paraparë rregullorja, por edhe vet natyra e ligjit, harxhimet potenciale kërkojnë të ketë debat publik, respektivisht deputetët është dashur të sigurojnë debat publik që të merren parasysh mendimet e ekspertëve të jashtëm. Është përdorur edhe flamuri evropian që të shkurtohet debati, ndërsa kryetari nuk është dashur të lejojë që këto ligje të shqyrtohen me flamur evropian, sepse rregullorja tregon qartë se çka duhet të përmbajë propozimi që të shqyrtohet me flamur evropian.”, - deklaroi udhëheqësi në “Societas Civilis”, Misha Popoviq.
Sipas Institutit “Societas Civilis” për fillimin e ndërtimit të korridoreve deri më tani janë paguar më shumë se 180 milionë euro nga buxheti i Maqedonisë për “Bechtel&Enka”, por sipas tyre deri më tani sa i përket punimeve ende asgjë nuk po ndodh në terren.
FLUTURA LATIFI
