Maqedoni

Bytyqi dhe Despotovski në Frankfurt, RMV-ja ofron kushte për investitorët e huaj

05.09.2023 16:32

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bityqi, që ndodhet aktualisht në Frankfurt...

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bityqi, që ndodhet aktualisht në Frankfurt, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, përpara përfaqësuesve të industrisë së fuqishme gjermane dhe kompanive të ndryshme nga sektorë të ndryshëm, kanë paraqitur mundësitë e investimeve në Maqedoni dhe mbështetjen e ofruar nga qeveria për kompanitë e huaja. Bytyqi theksoi se kompanitë gjermane në RMV mund të përshtaten me standardet ekonomike me ato të Bashkimit Evropian.  Ai tha se kjo është një ndihmë e rëndësishme për vendin, pasi ndikon në rritjen dhe modernizimin e ekonomisë së RMV-së.
 
“E theksuam nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë, si një përvojë e shkëlqyer dhe për rritjen e mëtejshme të numrit të kompanive gjermane, të cilat tashmë janë më shumë se 200 kompani në vendin tonë, të cilat kanë bërë investime dhe punësojnë mbi 22,000 mijë qytetarë të cilët marrin paga konkurruese rregullisht. Kompanitë gjermane ndihmojnë shumë në përshtatjen e standardeve në ekonominë maqedonase me ato të Bashkimit Evropian. Përvoja që i nevojitet ekonomisë sonë në kohë për t'u përgatitur për integrimin e përbashkët ekonomike të Bashkimit Evropian dhe presim që këto përfitime të vazhdojnë të thellohen dhe zgjerohen në bashkëpunim me kompanitë gjermane që janë prezentë në tregun tonë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 
 
Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, nënvizoi dy mesazhe kryesore nga takimet e sotme me kompanitë gjermane.
 
“Ne kemi njerëz që janë punëtorë, kemi njerëz që duan të punojnë, por ata njerëz duhet të paguhen, ky ishte mesazhi ynë që u përcollëm sot investitorëve. Ajo që më gëzon është se edhe sot edhe dje u konfirmua se nuk është problem të sigurohen paga më të larta për punëtorët tanë.”, - theksoi drejtori i ZZHT, Jovan Despotovski.  
 
25 kompani gjermane ishin pjesë e një tryeze të rrumbullakët të mbajtur në Odën gjermane në Frankfurt, kryesisht kompani nga sektori financiar, industria e përpunimit të metaleve, sektorin e IT-së dhe konsultimet për investimet, që  u befasuan pozitivisht nga mundësitë e ofruara nga Maqedonia e Veriut.
 
SEDAT SELIMI