Unitedi 40 milionë euro për mesfushorin e Romës
07.03.2015 19:16
Louis van Gaal e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan...

Manchester United ka bërë gati 40 milionë euro për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme në Roma, shkruan Mirror.
Mesfusha e Unitedit ka dështuar këtë edicion dhe Van Gaal e sheh mesfushorin belg si ideal për skuadrën e tij.
Nainggolan po ashtu është duke u kërkuar edhe nga rivali i qytetit të Unitedit, Manchester City.
