Manev: Askush nuk mund ti kanoset Italisë
05.09.2023 16:33
Maqedonia e Veriut, ka zhvilluar tjetër stërvitje, për përgatitje sa më të mirë për dy duelet e këtij muaji...

Maqedonia e Veriut, ka zhvilluar tjetër stërvitje, për përgatitje sa më të mirë për dy duelet e këtij muaji, të vlefshme për Evropianin e vitit të ardhshëm që do mbahet në Gjermani. Maqedonia e Veriut, të shtunën luan në shtëpi kundër Italisë, kurse tri ditë më vonë udhëton tek Malta. Këto ballafaqime i takojnë Grupit C kualifikues.
“Askush nuk mund ti kanoset Italisë dhe të gjithë e dimë se çfarë kombëtare është. Sportive është që të shpresojmë për një rezultat pozitiv dhe jam i sigurte se të gjithë futbollistët do të japin maksimumin për ta arritur këtë. Mbetet të përqendrohemi në fushën e lojës dhe me mendime pozitive të vijmë deri tek rezultati I dëshiruar. Nuk besoj në hakmarrje, pasi ky është futbolli dhe secila ndeshje është sfidë e re, ashtu që shpresoj se të shtunën do shënojmë rezultat pozitiv.”, tha Jovan Manev, futbollist i Maqedonisë.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve e zhvilluar në Palermo, ishte mbyllur me fitoren e Maqedonisë së Veriut. Ishte kjo përballja gjysmëfinale e balotazhit për kualifikim në botërorin e 2022-tës.
