Zeqiri transferohet te Genku
05.09.2023 16:37
Sulmuesi Andi Zeqiri është transferuar te Genku në Belgjikë nga Brightoni....

Sulmuesi Andi Zeqiri është transferuar te Genku në Belgjikë nga Brightoni. Te Genku, ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. Te klubi i ri do ta bartë fanellën me numrin 9. Reprezentuesi i Zvicrës është larguar nga Brightoni pas vetëm 13 paraqitjes dhe vetëm një goli të shënuar.
“Andi avancoi mirë sezonin e shkuar me Baselin dhe tani është i gatshëm të luajë rregullisht”, ka thënë drejtori teknik i Brightonit, David Weir.
“Kjo është mundësi e mrekullueshme për Andin dhe i urojmë më të mirën në të ardhmen”. 24-vjeçari iu bashkua Brightonit në vitin 2020 nga Lausanna. Nga Brightoni u huazua te Augsburgu fillimisht dhe më pas te Baseli. Zeqiri ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, edhe pse fillimisht ishte njoftuar zyrtarisht se ka vendosur të luajë për Kosovën.
