Polonia do vijë në Shqipëri pa portierin e Serisë A
05.09.2023 16:38
Kombëtarja... polake e futbollit, rivale e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024

Kombëtarja polake e futbollit, rivale e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024, aktualisht është në telashe të mëdha sa i përket portës së saj. Polakët luajnë ndaj Ishujve Faroe në shtëpi e më pas udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshjen e të dielës dhe Fernando Santos do të duhet të mendohet mirë sa u përket portierëve që do të marrë me vëte.
Sot është konfirmuar se në këtë grumbullim do të mungojë Lukas Skorupski. Portieri i Bokonjës ka pësuar një ndrydhje në kaviljen e majtë dhe nuk mund të rikuperohet në kohë për dy ndeshjet që polakët luajnë në këtë javë.
