Ramos firmos me Seviljen
05.09.2023 16:40
Mbrojtësi i njohur spanjoll Serxhio Ramos, bëri një lëvizje që ka ditë që komentohet në media....

Mbrojtësi i njohur spanjoll Serxhio Ramos, bëri një lëvizje që ka ditë që komentohet në media. Ai është kthyer atje ku e nisi karrierën futbollistike. Kështu, Serxhio Ramos është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, për të mbyllur kalimin si futbollist i lirë te Sevilja. Ai po rikthehet te ish-klubi i tij pas 18 vjetësh. Ramos ka pranuar ofertën për një kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë. Madje, spanjolli pranoi edhe ulje të madhe të pagës për t’u kthyer në Andaluzi.
Ramos gjithashtu refuzoi oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia. Ramos kulmin e karrierës së tij e ka me Realin e Madridit, ku fitoi shumë trofe, mes të cilave dhe tre tituj të UEFA Champions League, para se të shkonte tek PSG në Francë ku fitoi disa tituj kampionë. Madje Ramos konsiderohet si një nga futbollistët më të suksesshëm me klubet, pasi si “los Blancos” arriti majat dhe ishte gjithashtu edhe një lider në kombëtaren e Spanjës.
