Humb jetën në një atentat futbollisti i Panamasë

05.09.2023 16:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Panama, ku futbollisti i kombëtares së këtij shteti është vrarë në një atentat në një nga rrugët e qytetit Kolon....

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Panama, ku futbollisti i kombëtares së këtij shteti është vrarë në një atentat në një nga rrugët e qytetit Kolon. Qëndërmbrojtësi Gilberto Hernandez, 26-vjeç, u qëllua për vdekje teksa ishte me shokët në një bar në një nga rrugët e qytetit. Autorët të cilët erdhën me taksi hapën zjarr masiv, duke lënë të vdekur futbollistin dhe duke plagosur 7 persona të tjerë.
 
Provinca Colón e Panamasë, me një popullsi prej rreth 300,000 banorësh, regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, nëntë më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet fajësojnë një pjesë të madhe të dhunës tek lufta e egër që ka nisur mes bandave të drogës në këtë zonë.