Maqedoni
Shkup, Forum për Diplomaci Kulturore
05.09.2023 16:55
Ish-presidentë nga vendet e rajonit besojnë se rajoni ka perspektivë evropiane...

Ish-presidentë nga vendet e rajonit besojnë se rajoni ka perspektivë evropiane. Sipas tyre, pas luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian po ndryshon. Ish-presidenti serb Boris Tadiq beson se e ardhmja evropiane varet nga konfliktet, të tilla si agresioni rus dhe marrëdhënia Kinë-ShBA, ndërsa rajoni nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në BE.
“Këtu është pika e dobët e sigurisë evropiane. Përndryshe, nuk mendoj se Evropa do të jetë mjaft e sigurt dhe e fortë për t’u përballur me sfidat në të ardhmen. Vetëm një Evropë e integruar do të jetë në gjendje të jetë konkurruese në nivel global.”, - deklaroi ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
Për ish-presidentin shqiptar, Bamir Topi, ka edhe një qëllim të vetëm për të gjitha vendet e rajonit. Por, siç tha ai, për të arritur këtë qëllim, fqinjët duhet të bashkëpunojnë dhe të kenë dialog.
“Ne nuk kemi asnjë problem me qëllimin tonë përfundimtar është Brukseli. Por, ne duhet të punojmë për reformat dhe së bashku, sa më shpejt të jetë e mundur, do të arrijmë në Bruksel dhe familjen evropiane.”, - theksoi ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Ish-kreu i shtetit bullgar, Petar Stojanov, theksoi se anëtarët e BE-së nuk lejojnë që konfliktet nga e kaluara të kalojnë te ta. Stojanov kujtoi se lufta në Ukrainë i dha një shtysë të re procesit të zgjerimit.
“Ju nuk duhet të humbni besimin se Maqedonia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo është e sigurt dhe ne të gjithë e besojmë këtë.”, - u shpreh ish-presidenti i Bullgarisë, Petar Stojanov.
Politikanët nga rajoni paraqitën pikëpamjet e tyre mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në Forumin për Diplomaci Kulturore në Shkup, të organizuar nga ish-presidenti, Gjorge Ivanov.
FITIM KRYEZIU
