Shaqiri mund të luaj për Kosovën

07.03.2015 19:18

Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport“, Xherdan Shaqiri ka thënë se në të ardhmen më të afërt mund të luajë me përfaqësuesen e Kosovës...

Mesfushori i Interit ka folur për mundësinë e Federatës së Kosovës që të pranohet në FIFA dhe pas vendimit ai mendon të braktisë Zvicrën për Kosovën.

“Të ndryshoj përfaqësuesen është e mundur, por nuk mund të jap ndonjë informacion pasi nuk është marrë asnjë vendim zyrtar deri tani”. “Te Zvicra jam rehat dhe i lumtur, ku me këtë ekip kam bërë gjëra të mëdha. Dëshiroj që Kosova të pranohet në FIFA. Ekziston edhe mundësia që unë të qëndroj te përfaqësuesja e Zvicrës” ka pohuar Shaqiri.

Ai e ka nisur karrierën e tij te një qytet i vogël i Kosovës, për të kaluar më pas te Bazeli në Zvicër. Kosovari ka luajtur dhe me ekipin e madh të Bajernit të Mynihut ku ka fituar shumë trofe me ekipin bavarez dhe në merkaton e janarit ai u transferua në Milano te skuadra e Interit.