Maqedoni

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, padi ndaj MASH për mungesë librash

05.09.2023 20:26

Komisioni për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka sjellur vendim që të parashtroj padi...

Komisioni për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka sjellur vendim që të parashtroj padi ndaj Misnitrisë së arsimit për të mbrojtur nga diskriminimi nxënësit përshkak të mos sigurimit të librave në disa lëndë për arsimin fillorë. 
 
Vendimi i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ishte paralajmëruar, pasi në fillim të vitit shkollorë më nji shtator nuk janë siguruar 43 nga 126 libra, me çka siç thonë nga komisioni, diskriminohet një numër i madh i popullsisë. Sipas rekomandimit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga Diskriminimi, Misnitria e arsimit është dashur që të gjitha librat, në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësim në arsimin fillorë, ti kishte siguruar para fillimit  të vitit shkollor 2023/2024 dhe për këtë me shkrim ta njoftonte komisionin para 31 gushtit.
 
Por nga Minsitria e arsimit kanë thënë se për punimi i librave është një process kompleks i cili mvaret nga më tepër faktorë, pavarësisht nga ndikimi i sistemit dhe të gjitha aktivitetet nga kopetenca e tyre për përgaditjen e librave në përputhje me aktet ligjore dhe nën ligjore janë filluar dhe kryer në kohë.