Stajn: Maqedonia nuk ka raste të procesuara korruptive

08.03.2015 14:50

Maqedonia I ka te gjitha institucionet demokratike për të zbatuar parimet e sundimit të ligjit, vlerson njeriu i parë I misionit të USAID-it, në James Stajn në një intervistë për Radion Evropa e Lirë...

Ai shprehet se kriza politike në vend muk do të ndikoj në as një moment në bashkepunimin e USAID-it, me institucionet vendore.

“Maqedonia i ka te gjitha institucionet, institucine demokratike për të zbatuar parimet e sundimit të ligjit, dhe do të shohim se si do ta bëjnë atë. Ne do të vazhdojm te ndihmojm partneret tane qeveritar, shoqërisë civile, mediave dhe  gjyqësorit” – tha drejtori i USAID-it, në Maqedoni, James Stajn.

Sipas tij, krahasuar me vendet e rajonit, është e pazakontë që në Maqedoni nuk ka raste korruptive që kanë arritur deri te prokuroria e as që janë procesuar.

“Nëse ka përgjegjësi më të madhe, transparenc më të madhe në sistem, aq më të vogla janë shanset për korrupsion. Kështu që puna jonë më e madhe është e fukusuar në atë se si ne të zvogëlojm mundësit për paraqitjen e korrupsionit në shërbimet qeveritare” – tha drejtori i USAID-it, në Maqedoni, James Stajn.

Duke folur mbi sferat në të cilat investon misioni I USAID-it, Stajn shprehet se vendi duhet të punoj shumë në sistemin gjyqësor, në  përmirsimin e arsimit të integruar ndëretnik dhe lirin e mediave, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse qytetarët vetëdisohen me të drejtat dhe lirit të cilat j’u takojn. (Sanije Kasami, TVM2)