Maqedoni

Ndërroi jetë nobelisti shqiptar, Ferid Murad

06.09.2023 08:31

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare nobelisti shqiptar me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit, Ferid Murad....

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare nobelisti shqiptar me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit, Ferid Murad.
 
Shqiptari me prejardhje nga Gostivari, disa herë vizitoi vendlindjen. Spitali i Gostivarit mban emrin e tij. Muradi ishte fëmija i Gjabir Ejup Muratit, një emigranti nga fshati Llakavicë.
 
Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana. Ai ka jetuar dhe vepruar në ShBA, ndërsa ka ligjëruar në universitetet më eminente të Amerikës dhe jo vetëm. Në vitin 1998 fitoi çmimin “Nobel” në sferën fiziologji/mjekësi. Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Tiranës.