Maqedoni
Konferencë e OSBE-së në Tetovë, Osmani: Qeveritë të kujdesen për rolin e grave
06.09.2023 11:02
Në Tetovë u mbajt konferenca e OSBE-së mbi rolin e grave në shoqëri....

Në Tetovë u mbajt konferenca e OSBE-së mbi rolin e grave në shoqëri. Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, me këtë rast theksoi se konferenca i dedikohet tre kontinenteve ku shtrihet OSBE-ja, ndërsa theksoi nevojën që qeveritë e të gjitha vendeve duhet të kenë kujdes për pozitën e grave, pasi nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë pa participim të barabartë të grave në vendimmarrje, përfshirë politikën dhe sigurinë.
“Themelimi i këtij institucioni në vend dha mundësi që të forcohet nja nga përshpejtuesit bazë për përmirësimin e rolit të grave dhe vajzave – që është qasja në arsimin e lartë, i cili shërben si bazë për përfshirjen më të madhe të tyre në proceset e përgjithshme shoqërore dhe vendimarrëse.”, tha Kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani.
