Bogov, ekonomia pika më e fuqishme e vendit

08.03.2015 15:10

Për mometin Ekonomia është pika më e fuqishme në vendin tonë, kemi stabilitet makroekonomik dhe stabilitet banker...

Kështu vlerëson guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov , i cili shtoi se edhe  konsumi vendor është i shëndoshë dhe se është në rritje si dhe se ndikon mbi lëvizjet e inflacionit.

“Kemi stabilitet makroekonomik, bursë stabile të denarit, stailitet të sektorit bankar, inflacion të ulët, rritje ekonomike e cila presim sivjet ta vazhdojë trendin e viteve të kaluara dhe të jetë më e lartë se ajo paraprake dhe më së paku që na duhet në kuadër të konstelacioneve politike të cilat i kemi për momentin ta luhasim stabilitetin e ekonomisë, stabilitetit makroekonomik dhe bankar dhe ta dëmtojmë rritjen ekonomike" – tha guvernatori i BP, Dimitar Bogov.

Sipas guvernatorit të Bankës popullore, piken me te fuquishme te vendit tonë, e që sipas tij në këtë moment është ekonomia, mund ta destabilizojn të pavërtetat që publikohen në media dhe të cilat mund seriozisht të dëmtojnë sistemin bankar. Ndërsa kjo më së paku i nevojitet Maqedonisë, vlerëson Bogovi. (Sanije Kasami, TVM2)