Zhbogar: Gjykata speciale nuk ka të bëjë me ndjekjen e UÇK-së
Shefi i Zyrës se BE-së, Samuel Zhbogar ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e saj ndaj Gjykatës Speciale, derisa ka thënë se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve...

"Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkushtimit ndaj Gjykatës së Posaçme, e iniciuar nga shkëmbimi i letrave dhe të miratuar nga Kuvendi. Gjykata e Posaçme nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve", ka thënë Zhbogar.
"Vendimi i sotëm rikonfirmon përkushtimin e autoriteteve të Kosovës për të larguar një re të zezë që po qëndron mbi Kosovë që nga publikimi i raportit të Këshillit të Evropës i vitit 2011”, ka deklaruar Zhbogar.
