Euro 2024, java vendimtare e Grupit “E”

06.09.2023 15:56

Tre favoritët e Grupit E, Shqipëria, Çekia dhe Polonia, do të zbresin në fushë të enjten

Tre favoritët e Grupit E, Shqipëria, Çekia dhe Polonia, do të zbresin në fushë të enjten, në një raund që ngjan shumë me vendimtar. Dy ndeshjet që do të luhen në 7 shtator kanë një peshë të madhe, sidomos ajo në Pragë mes kryesuesve të Shqipërisë dhe Republikës Çeke.
 
Kombëtarja shqiptare përballjen e së enjtes me Çekinë, po e pret në një atmosferë tepër relaksuese. Ajo tashmë ka zbarkuar në Pragë, ku edhe do të zhvillojë stërvitjen zyrtare para ndeshjes. Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy futbollistët më të ri të ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Gjilanasi dhe mitrovicasi kanë dhënë një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të FFSh-së, duke i bërë pyetje njëri tjetrit.
 
“Jo vetëm sulmi po e kemi komplet ekipin, por tash inshalla do zoti kemi shnet. Pse jo në këto dy ndeshje me arritën, vetëm se me kompletu atë kualifikim. Të shohim si të kemi minuta duhet me dhënë atomin e fundit.”, tha Mirlind Dallku, futbollist i Shqipërisë.  
 
“Mezi pres ta shoh veten në fanellën kuq e zi. Ka me qenë një ndjenjë ta dëgjoj himnin. Jo vetëm fizikisht por edhe psiqikisht jam gati. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë.”, u shpreh tha Arbnor Muja, futbollist i Shqipërisë.  
 
Me një pikë më shumë pas tre ndeshjeve të para, kombëtarja çeke me një fitore eventuale do të bënte një shkëputje të rëndësishme. Në këtë rast kombëtarja shqiptare do të arri heshte me shumë mundësi edhe nga Polonia në vendin e dytë. Polakët kanë për të luajtur në të njëjtën orë me Shqipërinë, në shtëpi, kundër Ishujve Faroe. Të vetmen fitore, Polonia e ka kundër Shqipërisë, në debutimin e teknikut Sylvinho. Kështu, të enjten  Shqipëria dhe Çekia, luajnë për vendin e pare në Grupin E.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, të shtunën në Shkup, do të përballet me Italinë, Ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret  e “EURO 2024”. Stafi teknik dhe futbollistët  shpresojnë se shtatori do të jetë një muaj më i suksesshëm se ai i qershorit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të xhiros së pestë eliminatore për “EURO 2024” të shtunën në Shkup do të përballet me Italinë. Përfaqësuesja e vendit në muajin qershor, pësoi dy disfata në përballjet me Anglinë dhe Ukrainën. Tani para kësaj ndeshje stafi teknik dhe futbollistët shpresojnë se shtatori do të jetë më I mirë se qershori dhe se me favoritin Italinë do të shënojnë rezultat pozitiv.

Maqedonia e Veriut dhe Italia, kanë luajtur tri përballje në të cilat kanë sukses identik. Në total të dyja përfaqësueset kanë nga një fitore dhe një ndeshje është mbyllur me barazim 1:1. Përfaqësuesja italiane, është më e mirë në transfertë.