Volejboll, Maqedonia E v. kërkon fitore ndaj Çekisë

06.09.2023 15:59

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj, sonte në Shkup do të luajë ndeshjen e fundit e fazës së garave në grupe të evropianit, ndërsa për kundërshtar do të ketë Çekinë.
 
Në katër ndeshjet e deritanishme  të luajtura në evropian Maqedonia e Veriut dhe Çekia, kanë një bilanc identik. Të dyja përfaqësueset kanë nga dy fitore dhe dy humbje dhe përpjesëtimin e seteve gjashtë të fituara dhe shtatë të humbura. Të dyja përfaqësueset sonte kërkojnë fitoren e tretë, me të cilën do ti shmangeshin përballjes me Italinë. Çekia në këtë përballje do të shpresojë në traditën e cila në katër ndeshjet e deritanishme me Maqedoninë e Veriut, ka dalë fituese ku ka humbur vetëm një set.