Volejboll në Evropianin e Shkupit, thyhen rekorder

06.09.2023 16:02

Përfaqësueset pjesëmarrëse në evropianin e volejbollit për meshkuj, kanë vazhduar garat e tyre...

Përfaqësueset pjesëmarrëse në evropianin e volejbollit për meshkuj, kanë vazhduar garat e tyre, ndërsa në grupin e garave në Shkup sërish është shënuar një rekord i ri në shpejtësisë e shërbimit.
Vetëm disa ditë pasi holandezi Nimir Abdel – Azis, shënoi rekord botëror për shërbimin më të shpejtë në kuadër të kombëtareve, atë mbrëmjen e kaluar e përmirësoi Vilfredo Leon i Polonisë. Në ndeshjen Polonia – Danimarka, korrektori i përfaqësueses polake pati një shërbim me shpejtësi prej 138 km/h.
 
Shpejtësi kjo e cila ishte për 1 km/h më e mirë se ajo të cilën e shënoi holandezi Azis. Ai këtë rekord e kishte shënuar në ndeshjen Holanda – Polonia. Interesante është se rekordin e vjetër e mbante polaku Leon dhe kjo garë u transferua në një garë personale mes këtyre dy korrektorëve më të mirë të Polonisë dhe Holandës.