Maqedoni
Shaqiri: U zgjidh problemi me nxënësit shqiptar në Veles
06.09.2023 16:16
Problemi me regjistrimin e nxënësve shqiptarë në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit është zgjidhur...

Problemi me regjistrimin e nxënësve shqiptarë në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit është zgjidhur, thotë ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Ai njëherit thekson se po bëhen përpjekje edhe për sigurimin e kuadrove shqiptarë në këtë shkollë. Në intervistën ekskluzive për TVM2, të cilën do të mund ta ndiqni në fund të këtij edicioni informativ, ministri Shaqiri flet edhe për problemin e furnizimit me libra dhe padinë e paralajmëruar nga Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe çështje të tjera në arsim.
