Botë

Ukrainë, u vranë 16 persona nga sulmet ruse

06.09.2023 17:02

Të paktën 16 persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm rus në Ukrainën lindore....

Të paktën 16 persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm rus në Ukrainën lindore.
 
Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu tha se të paktën 20 persona të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Kostiantynivka në Donetsk. Sulmi goditi një treg, dyqane dhe një farmaci, tha Zelensky. Duke dënuar sulmin, ai tha se "Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur.". 
 
Ndërkohë, Ligjvënësit ukrainas kanë votuar për emërimin e Rustem Umerovit në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ai vjen në këtë post në vend të Oleksiy Reznikovit.