Maqedoni

Shukova: Bashkëpunim për ruajtjen e ambientit jetik, Shukova: Përmbushim qëllimet dhe detyrimet ndaj BE-së

06.09.2023 18:15

Sfidat e përditshme në sferën e ambientit jetësorë, me të cilat përballen vendet tona...

Sfidat e përditshme në sferën e ambientit jetësorë, me të cilat përballen vendet tona, nuk njohin kufij dhe ky projekt synon të forcojë kapacitetet dhe angazhimin e aktorëve lokalë, rajonalë dhe kombëtarë në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, theksoi sot ministrja Shukova në promovimin e projektit “Iniciativa për pyjet e veriut: Revitalizimi i pyjeve në RMV dhe Shqipëri”. Ajo njëherit theksoi se krahas rëndësisë që ka për të dy vendet kjo iniciativë përmbushë edhe synimet evropiane nga Strategjia e Pyjeve të BE-së deri në vitin 2030.
 
“Çdoherë duhet të vazhdojmë të punojmë në pjesën e pyjeve ku do të përfshihen të gjithë partnerët tanë ku do të jetë i njoftuar edhe sektori joqeveritar nga të dy anët. Me këtë vazhdojmë drejt implementimit të ligjit për natyrën dhe sigurisht në dokumentet strategjike në pjesën e natyrës dhe biodiversitetit, të cilat janë sjellë në vend. Ne përpiqemi për mbrojtjen e tyre, por në të njëjtën kohë mbështesim edhe funksionin e tyre socio-ekonomik për të siguruar prosperitetin e zonave rurale dhe për të inkurajuar një bio-ekonomi të qëndrueshme të bazuar në pyje.”, - deklaroi ministrja e Ambientit, Kaja Shukova.
 
Si pjesë e iniciativës globale të financuar nga Fondacioni Suedez projekti synon të kontribuojë në rigjallërimin dhe ruajtjen e pyjeve, veçanërisht të rëndësishme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe të forcojë kapacitetet dhe angazhimin e lokalit, rajonal dhe kombëtar.  
 
LEUNORA KALIQI