Zaev, audioxhirimet tregojnë gjithçka për ekonominë e vendit
Deri sa Guvernatori I Bankes Popullore, Dimitar Bogov vlerson se Maqedoni ka ekonomi stabile, lideri I LSDM-së, Zoran Zaev pohon të kundërtën...

Në një intervist për gazeten e njohur britanike “finans time” kreu i social-demokrateve, Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij ka publikuar dëshmi që tregojnë vetëm një pjesë të reagimeve të ministrit të financave, Zoran Stavrevski, për atë se çka po ndodh në Maqedoni, sidomos rreth harxhimit të parave të qytetarëve.
“Me pranimin nga ana e ministrit të financave, gjithçka është e qartë. Pushteti publikon informacione te qytetarët se ekonomia jonë është e treta në botë, se kemi rritje të BPV, rritje të ekonomisë dhe të ngjashme. Por, situata e vërtetë është e ndryshme dhe e vërtetuan bisedat e përgjuara”, ka deklaruar Zaev për gazetën “Financ Time”.
