Maqedoni
Parashikimi i motit
07.09.2023 08:34
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në shumë qytete të zonës së ulët...

Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin. Po ashtu, shira të dobët dhe lokalë priten pjesërisht në zonën e ulët. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare nga drejtime të ndryshme. Pasdite në disa pjesë të luginës priten reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28°C.
