Shënohet 8 Marsi, dita e gruas

08.03.2015 15:58

Me lule në duar, dhurata simbolike dhe përkujdes të vecantë, prind, bashkëshortë, vellezer, familjar tentonin tu bënin më të vecantë ditën gjinisë më të bukur...

Rrugicat e tregut të Bitpazarit sot u ngjanin lulishteve. Enkas për 8 Mars shumë lule udhëtuan edhe nga Holanda për të arritur në duart e fermrave.

“I kam marë prej Holande, vetëm për festë I kemi sjellur”

“Ky është primull, cikllam, begonia, anterium, trëndafila…” – thanë disa nga shitësit në tregun e Bit Pazarit.

Me anë të dhuratave të cilat I përshtatnin me shijet e femrës shumë blerës mendonin të bënin më me kuptim ditën për të dashurat e tyre.

“Po kam blerë dhuratë për nusen e djalit”

“Nënës i bleva lule” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Në ditën e  fëmrave nuk munguan as urimet.

“U dëshiroj gjithë gjinisë femrore lumturi, dashuri dhe gjithë të mirat në jetë”

“ Të gjithë grave ju dëshiroj lumturi sa më shumë  harmoni sa më shumë”

“ Një ditë të lumtur , të kalojnë sa më mirë” - thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Mirëpo jo të gjithë lulet do të jenë në duart e femrave sot. Shitësit me keqardhje thonë se interesimi nuk ishte në nivel dhe se në krahasim me vitin e kaluar është më dobët.

“Nuk ka interesim as 10 përqindëshi i vjetshëm nuk është por shumë dobët është, aq sa i kemi ble nuk mund ti shesim, shumë dobët është kjo është blerë 40 i shesim 3 copa 100. Atë e kemi blerë 1100 e shesim 800 denar” – ankohej një shitës.

Kjo festë sot u kremtua në gjithë botën madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)