Botë
Japonia nisi raketën drejt hënës
07.09.2023 09:33
Japonia lansoi një raketë bashkë me roverin që pritet të zbarkojë drejt hënës pas tentimit të katërt këtë vit...

Japonia lansoi një raketë bashkë me roverin që pritet të zbarkojë drejt hënës pas tentimit të katërt këtë vit, kur përpjekjet e mëparshme u penguan nga moti i keq. Roveri i quajtur “Snajperi i Hënës”, synon të zbarkojë në satelitin e Tokës në muajin shkurt, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Japonia ka dështuar dy herë që të arrijë sipërfaqen hënore vitin e kaluar, mes pengesave për programin e saj hapësinor. Vendi synon të bëhet vendi i pestë që zbarkon në Hënë pas ShBA-së, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Dy javë më parë, India bëri histori kur uli me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës. Anija kozmike japoneze parashikohet të zbarkojë 100 metra nga një vendndodhje pranë kraterit Shioli, në Hënë.
