Botë
ShBA-ja do të armatosë Kievin
07.09.2023 10:55
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të furnizojnë Ukrainën me predha tankesh...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të furnizojnë Ukrainën me predha tankesh, me uranium të varfëruar në kuadër të ndihmës me më shumë se 1 miliard dollarësh më shumë se 900 milionë euro, si ndihmë ushtarake dhe humanitare.
Uraniumi është një metal shumë i dendur, kështu që uraniumi i varfëruar mund të përdoret për të përforcuar blindimin e tankeve. Komiteti Shkencor i OKB-së për Efektet e Rrezatimit Atomik ka gjetur se asnjë helmim i rëndësishëm nuk shkaktohet nga ekspozimi ndaj uraniumit të varfëruar. Por, një organ tjetër i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, thotë se mund të ketë rrezik të rrezatimit për individët që trajtojnë fragmente të raundeve të uraniumit të varfëruar.
