Maqedoni

Shënohet festa shtetërore “8 Shtatori”

07.09.2023 11:21

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , nën moton “Lajmëtari i lirisë”, do të organizojë disa ngjarje kulturore dhe aktivitete në tërë vendin.
 
Në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Akademi solemne “32 vite pavarësi”. Të premten, në kuadër të kremtimit të 32 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit, në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të vendosin lule në vendet e përjetshme të prehjes së ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup. Shënimi i Ditës së pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në hapësirën në lokacionin “Guaca”, ku do të mbahen stërvitje taktiko-treguese të njësive të Armatës së RMV-së dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.