Tetovë, Arifi mbështet gratë sipërmarrëse
Komuna e Tetovës angazhohet në vazhdimësi për të integruar perspektivën gjinore, politikat dhe projektet e saj në sferën e punësimit edukimit, kulturës, sportit dhe kyçjen sa më të madhe të grave dhe femrave...

Komuna e Tetovës angazhohet në vazhdimësi për të integruar perspektivën gjinore, politikat dhe projektet e saj në sferën e punësimit edukimit, kulturës, sportit dhe kyçjen sa më të madhe të grave dhe femrave në procesin e përparimit të demokracisë lokale tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas nënshkrimit të memorandumit për bashkpunim me USAID-in ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikanë në Maqedoni Xhes Bejli.
“Në të kaluarën kjo ditë ka shënuar përpjekjen e grave për të fituar të drejtat elementare ndërsa sot sfida e grave është barazia dhe integrimi në cdo nivel të shoqërisë së tyre. Shoqëria nuk mund të përparojnë pa kultivuar ndjenjën e barazisë mes dy gjinive. Femrat dhe meshkujt janë lindur të barabartë dhe si të tillë duhet të kenë mundësi të njejtë dhe të barabartë” – tha kryetarja e komunes së Tetovës, Teuta Arifi.
Për fondin për përkrahjen e grave dhe sipërmarrësve të rinjë vetqeverisja lokale e Tetovës ka donuar 6 mij dollar ndërsa tre kompani nga komuna e Bogovinës sot kanë donuar paisje me vlerë të përgjithëshme prej 10 mij dollarësh.
“Sfidat e grave të cilat merren me biznes që të gjejnë kredi është akoma më e madhe, për atë ne kemi krijuar këtë formë që ta lehtësojmë punën e grave në biznes. Shoqëria në tërëi përfiton kur gratë, munden dhe kanë mundësi të meren me biznes” – tha Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli.
Numri i grave drejtore në shkollat fillore dhe të mesme arrin 40 përqind që tregon se politikat tona janë pozitive për sa I përket afirmit të grave vlerësoi Arifi. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
