Botë

Ukraina sulmon me dron “selinë e luftës” së Putin

07.09.2023 12:30

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar, mbrëmjen e së mërkurës, në Rostov-on-Don...

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar, mbrëmjen e së mërkurës, në Rostov-on-Don, që mendohet të jetë shkaktuar nga një dron kamikaz i lëshuar nga Ukraina i cili kishte si objektiv zyrat e shtabit të ushtrisë ruse, që ishin vizituar më herët dhe nga presidenti Putin.
 
Momenti i shpërthimit është regjistruar nga kamerat e sigurisë që tregojnë një kërpudhë të madhe zjarri e tymi që u shkaktua pas përplasjes së dronit.
 
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, teksa u dëmtuan disa pallate dhe shumë makina të parkuara.
 
Zyrat e shtabit të ushtrisë në Rostov-on-Don janë vizituar disa herë që nga nisja e luftës nga presidenti Putin, ndërkohë që ishte pikërisht nga ky vend ku ish-lideri i Ëagner, Prigozhin  nisi marshimin e tij drejt Moskës.
 
Rezidentët shprehen të shokuar nga ngjarja e mesnatës, e cila sipas tyre ndërpreu energjinë në 20 blloqe pallatesh. Ndërkohë që autoritetet kanë vendosur gjendjen e emergjencës në qendër të qytetit dhe kanë shtuar masat e sigurisë.