Botë
Përmbytjet në Turqi e Bullgari, zbulohen viktima mes ujit e baltës
07.09.2023 12:56
Tre persona të tjerë u gjetën pa jetë në veripëndim të Turqisë në kufi me Bullgarinë...

Tre persona të tjerë u gjetën pa jetë në veripëndim të Turqisë në kufi me Bullgarinë duke e çuar në 5 viktima bilancin ende provizor të përmbytjeve që përfshinë disa rajone të vendit
Ekipet e kërkimit vijojnë ende kërkimet për të zhdukur! Stuhite e forta kanë prekur mbi 1.750 shtëpi dhe biznese në qytet, tha zyra e gurvenatorit të Stambollit.
Nga ana tjeter në Bullgari stuhitë e kanë goditur pjesën jugore përgjate brigjeve të Detit të Zi. Gjetja e 2 trupava të pajete të enjten e çoi në 4 numrin e viktimave
Shumica e lumenjve në jug te Bullgarisë kanë dalë nga shtretërit e tyre duke shkatërruar ura dhe shkaktuar probleme serioze në trafik.
Ndërsa autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen alarmante, ministria bullgare e turizmit Zarista Dinkova beri me dije se 4.000 persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në pjesën jugore të shtetit. Me përmbytje këto ditë të para të shtatorit u përball edhe spanja ku pasojat vlerësohen katrastrofike!
