Maqedoni
Furnizimi i NTP-së me autobusë kinezë, shqiptohet dënim me kusht për Janushevin
07.09.2023 14:56
Ish-drejtori i N.P. “NQP”, Igor Janushev, u dënua me dy vjet burg me kusht...

Ish-drejtori i N.P. “NQP”, Igor Janushev, u dënua me dy vjet burg me kusht për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” në rastin “Dizajn” që ka të bëjë me blerjen e autobusëve kinezë për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik. Dënimi nuk do të zbatohet, nëse i pandehuri nuk kryen një vepër të re brenda pesë viteve nga përfundimi i aktgjykimit, potencoi gjykatësi, Osman Shabani.
“E dënuara Snezhana Filipovska Pavlevska si kryetare, i akuzuari Igor Janueshev dhe e dënuara Juliana Atanasova si anëtare e Komisionit, përmes marrëveshjes me të dënuarin Mile Janakievski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve, më datë 15.02.2010, gjatë hapjes dhe shqyrtimit të ofertave, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 2 të furnizimeve publike dhe e kanë favorizuar operatorin ekonomik Juton nga Kina, edhe pse deri në ditën e hapjes së ofertave operatori ekonomik Juton në kundërshtim me dispozita nga neni 4 të ligjit për furnizime publike, nuk ka dorëzuar garanci për ofertën dhe certifikatë, siç është kërkuar për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.”, - theksoi gjykatësi, Osman Shabani.
FLUTURA LATIFI
