Euro 2024, Alimi ftohet në “A” përfaqësuesen e Maqedonisë

07.09.2023 15:36

Mesfushori Isnik Alimi, që militon me skuadrën rumune të Sepsi, është ftuar në përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë së Veriut...

Mesfushori Isnik Alimi, që militon me skuadrën rumune të Sepsi, është ftuar në përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë së Veriut, për dy ndeshjet eliminatore me Italinë që luhet më 9 shtator dhe Maltën tre ditë më vonë. Ish futbollisti I skuadrës italiane Atalanta, siç bëjnë të ditur nga FFM, stërvitjen e parë me ekipin përfaqësues do ta ketë sonte.

“Alimi është standard tek skuadra rumune e Sepsi  dhe me paraqitjet e shkëlqyeshme me ekipin e tij u imponua si profil lojtari që mund të shtojë konkurrencën në mesfushën e përfaqësueses.”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Në të kaluarën mesfushori 29-vjeçar, ka luajtur në ekipet përfaqësuese të shpresave U17 dhe U19-të.